Mesfushori këmbëshpejtë i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati ka festuar mbrëmë titullin e kampionit të Kroacisë me skuadrën e tij Dinamo Zagreb.
Kjo e fundit ka fituar sot me rezultat bindës kundër Rijekës, 5:1, duke iu gëzuar titullit të 22-të në histori të klubit, tri javë para përfundimit të kampionatit, përcjell FrontOnline.
Për Dinamon ky është titulli i tretë radhazi, teksa Kastrati e shijoi titullin e parë me skuadrën më të trofeshme të Kroacisë.
Në ndeshjen e djeshme Lirim Kastrati ka luajtur në 45 minutat e parë, derisa paraqitjen e tij faqja e specializuar për statistika “SofaScore” e ka vlerësuar me notën 5.9.
Në këtë edicion të elitës së futbollit kroate Kastrati ka shënuar 2 gola dhe 4 asistime./FrontOnline/