Liria e Prizrenit ka barazuar në përballjen e javës së 24-t në Ligën e Parë përballë Trepçës.
Megjithatë, klubi nga Prizreni ka mbetur i zhgënjyer me nivelin e referimit në këtë ndeshje, shkruan FrontOnline.
Klubi bardhezi pretendon se gjyqtari kryesor, Egzon Dakaj i dëmtoi rëndë ata në disa raste.
Gjegjësisht, Liria mendon se është dëmtuar në dy raste.
Në rastin e parë, ishte përjashtimi i Martin Kovachev, i cili u ndëshkua me të kuq, “kinse” për lojë të rrezikshme.
Ndërsa, në rastin e dytë, prizrenasit janë ankuar për penalltinë e dhënë ndaj skuadrës mysafire./FrontOnline/