Artisti i njohur shqiptar, Yll Limani së fundmi në Instagram ka shpërndarë një video të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në videon e shpërndarë shihej teksa Thaçi lexonte deklaratën e pavarësisë së shtetit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Liria ka emër”, shkroi këngëtari sipër videos duke etikuar Endritin, djalin e ish-kryeministrit.
Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë në pritje të gjykimit nga Gjykata Speciale së bashku me ish krerët e tjerë të UÇK-së.