Liqeni është stolisur me titullin e kampionit të Kosovës në futsall pasi që e ka mposhtur Liburnin edhe në ndeshjen e dytë finale.
Skuadra nga Drenasi fitoi bindshëm me rezultat 8-3 ndaj Liburnit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ndërkohë, edhe në ndeshjen e dytë finale të zhvilluar në Drenas, skuadra e Liqenit triumfoi me rezultatin 4-1.
Kujtojmë që Liqeni arriti ta fitoj titullin kampion në vitin e parë në Superligë.
Gjithashtu, kjo skuadër ka shkruar historinë duke e fituar edhe Kupën e Kosovës.