Një këmbësor zyrtar policor është goditur nga vetura në Lipjan.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te rasti ka ardhë pasi që e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore nga pakujdesia i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.
“Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online