×
  • Lajme
  • Lajme

    Lipjan, babë e bir vdesin brenda 3 ditëve nga Covid-19

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Tre ditë pas varrimit të babait, për shkak të infektimit me COVID-19 ka vdekur edhe 29 vjeçari nga Lipjani. Ai thuhet se kishte edhe probleme tjera shëndetësore, derisa bashkë me babain e tij kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.

    10 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e virusit COVID-19 në Kosovë, derisa edhe 311 raste të reja të infektuara me këtë virus janë regjistruar në vend.

    Në mesin e viktimave ka qenë edhe një 29 vjeçar nga Lipjani.

    Ai kishte pasur edhe probleme tjera shëndetësore ndërsa virusi ia kishte vështirësuar edhe më shumë gjendjen.

    Po nga ky virus, atij së fundmi i kishte vdekur edhe babai.

    Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi, ka thënë për Express se 29 vjeçari nga Lipjani është varrosur sot. Ai ka treguar se para 3 ditësh për shkak të COVID-19, kishte vdekur edhe babai i viktimës.

    Krasniqi ka thënë se 29 vjeçari ka pasur edhe probleme të tjera shoqëruese

    “Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat. Por 29 vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”, ka thënë Krasniqi.

    Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.