Artistja e njohur shqiptare Linda Halimi vijon të nxjerrë video apo foto nga jeta e saj në palestër.
Këngëtarja, e cila njëherësh është shumë aktive me postime të ndryshme, së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive nga palestra.
Duke qenë shumë e fokusuar në këtë pjesë këngëtarja ka mahnitur ndjekësit me linjat trupore.
E veshur tërësisht në sportive, krijuesja e hiteve duket në formë të mrekullueshme.
Ndryshimi vjen falë ushtrimeve të njëpasnjëshme dhe kujdesit të madh ndaj vetes.