×
  • Lajme
  • Lajme

    Limani: Nuk jam pjesë e asnjë partie politike, nuk e di nëse ka pasur shantazhe politike në AKP

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka filluar intervistimin e Arben Limanit, sekretar i sekretariatit të Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim.

    Limani para anëtarëve të Komisionit theksoi se Ligji i përcakton qartë detyra që i ka Bordi dhe menaxhmenti i AKP-së.

    “Unë mund të sqaroj që Bordi me menaxhmenti i AKP-së me Ligj i kanë të ndara detyrat e tyre. Të jem me konkret Ligji e parasheh që të gjutha kompetencat e AKP-së i ka Bordi i Drejtorëve që emërohet nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.

    I pyetur se cfarë do të duhej të ndërmerrte Bordi në rast se në një proces janë hasur parregullësi. I njëjti tha se është në përgjegjësi të Bordit që të marr vendim për atë çështje.

    “Nëse një vendim një cështje ëahtë ngritur në Bord dhe ka ardhur aty atëherë është përgjegjësi e tyre për të vendosur. Nëse ajo nuk ka ardhur në Bord atëherë suhet të ahihet se në cilën shkallë ka mbetur cështja”, ka thënë ai Zyrtari i AKP-së u pyet edhe nëse ëahtë anëtari i ndonjë partie politike dhe se a ka hyrë në AKP përmes intervinimit të ndokujt nga politika.

    I njëjti tha se nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe se punësimi i tij në AKP nuk ka lidhje me ndokë nga politika.

    Limani foli edhe për shantazhet politike në AKP, raporton Front Online. “Nuk mundem me dëshmu për të gjithë zyrtarët e AKP-së por sa kam dijeni askush nuk ka lajmëruar për ndonjë shantazh politik”, ka thënë ai.

    Anëtari i Komisionit, Bekë Berisha e pyeti Limanin edhe për privatizimin e Armotizatorëve. Limani theksoi se ky privatizim ka qenë spin off special.

    “Rezervohem nga përgjigja konkrete sepse nuk kam qenë aty dhe nuk e di se cfarë ka ndodhur. Duhet të shihen të gjitha kontratat dhe shitjet. Atëkohë nuk kam qenë në AKM”, ka thënë ai.

    Pas kësaj përgjigje anëtarët insistuan edhe më tutje që të marrin përgjigje nga Limani lidhur me këtë cështje. I njëjti tha se ka qenë për një kohë pjesë e procesit por që nuk mund të flas pa data konkrete për një proces të kompletuar. Nga depuëti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, zyrtari i AKP-së Arben Limani u pyet për shitjet e bërë nga AKP-ja dhe se a janë të sigurta dokumentet e shitjeve në AKP që kanë të bëjnë me negocimin e drejtëpërdrejtë.

    Limani foli për procedurat e shitjes përmes këtij lloji, e ku poashtu sqaroi edhe bazën ligjore. Ndër të tjera, Limani ka folur edhe për kuptimësinë e Ligjit për këto cështje dhe për aspektin diskriminues në to, raporton tutje Front Online.

    “Ligji i AKP-së dhe rregullativa e ka paraparë që të gjithë Ligjet që kanë hyrë në fuqi dhe që janë zbatuar në mënyrë diskriminuese janë konstatuar si të paligjshme. Unë nuk kam parë një proces në Kosovë që edhe pas shpalljes së pavarësisë e ka sqaruar kuptimësinë e këtij Ligji se cili është aspekti diskriminues i këtyre rasteve”, ka thënë Limani.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike. Rasti i parë ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.