Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka uruar Joe Biden për zgjedhjen president në krye te Shteteve të Bashkara të Amerikës.
Ai ka thënë se presidenti i ri ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.
“Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.
Postimi i plotë:
Urime për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.
Ai ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.
Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.