Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, me bashkëpunëtorë, më të cilët ka bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe Maqedoni, me theks të veçantë për rëndësinë e procesit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ftesa e Limajt ishte që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sidomos diaspora shqiptare anekënd botës, kudo që jetojnë e veprojnë, t’i përgjigjën maksimalisht këtij procesi të regjistrimit të popullsisë, sepse vetëm duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës për regjistrim ata kryejnë një detyrë të madhe kombëtare dhe qytetare.
Gjithashtu, Limaj ka thënë se me zëvendëskryeministrin Grubi diskutuam edhe për zhvillimet politike në vend, procesin parazgjedhor dhe zgjedhor, si dhe nevojën e ndërtimit sa më parë të institucioneve shtetërore, në mënyrë që njerëzit që kanë marrë besimin të marrin përgjegjësitë dhe të fillojnë të kryejnë detyrat dhe obligimet që kanë para qytetarëve të Kosovës.