Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti.
Ai tha se ka mobilizim si asnjëherë më parë për rikthimin e zërit të NISMA’s në Parlamentin e Kosovës.
“Rinia e Malishevës gjithnjë është rreshtuar në rrugën e duhur, përherë ka qenë promotor i proceseve politike dhe krah nismave për të mirën e vendit, dhe si e tillë tashmë fuqishëm dhe e bashkuar kanë nisur punën e madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për ndryshimin e domosdoshëm të qeverisjes qendrore.
Faleminderit për përkrahjen bashkëvendës të dashur!”, tha ai.