Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit që ka zhvilluar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Miroslav Lajçak, tha se ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të përmbyllet me një marrëveshje reciproke.
Ai tha se ka shprehur mirënjohjen për punën e Lajçak në procesin e dialogut.
“Kosova ka bërë kompromise për tu kthyer në dialog dhe është dialog për njohje dhe duhet të fokusohemi në përmbylljen e marrëveshjes. Në marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të përfshihet edhe Asociacioni me të gjeturat dhe Kosova ka obligime që duhet t’i zbatoj”, tha Limaj.