Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj, në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit, Veselit e të tjerëve, thotë se lufta e UÇK’së është e pastër, e drejtë dhe e shenjtë.
Ai shton se bashkëluftëtarët e tij po përballen padrejtësisht me akuza të rrejshme në Hagë.
“Si njëri nga ata që ka triumfuar dhe ka fituar beteja të tilla, më së miri i kuptoj sfidat jo të lehta me të cilat po përballen ata, familjet e tyre, por edhe bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës!
Jam thellë i bindur, duke qenë i sigurt në pastërtinë e luftës sonë çlirimtare, ata do ta fitojnë edhe këtë betejë, si gjithë betejat e tjera për lirinë!”, shkroi Limaj në Facebook.