×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Limaj: Mos të pranohet zëvendësimi i Policisë nga KFOR-i në veri, momenti i fundit që të ndëshkohet Vuçiqi

    Aulona Konjuhi
    03 Tetor 2023

    Kanë kaluar dhjetë ditë prej sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

    Pas këtij sulmi kryeministri kosovar ka kërkuar nga ndërkombëtarët ta sanksionojnë Serbinë, përderisa kjo e fundit sot ka arrestuar kriminelin Millan Radojçiq, i cili e mori përsipër përgjegjësinë e sulmit, duke tentuar t’ia heqë barrën presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

    Se a po arrin Qeveria ‘Kurti’ t’i bind aleatët ndërkombëtar në këto kërkesa në raport më Serbinë, për Front Online ka folur kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.

    Limaj thotë se të gjitha faktet për terroristët serb duhet t’i paraqiten ndërkombëtarëve.

    “Qeveria duhet që të gjitha provat e faktet t’i ndërlidh mirë e t’i paraqes në tavolinë me faktorin ndërkombëtar. Serbia do të jetë në tavolinën e të akuzuarit, e cila e ka mbështetur këtë aksion luftarak. Këtë mundësi Qeveria duhet ta shfrytëzojë maksimalisht, por do të shohim se sa do ta arrijë”, theksoi Limaj.

    Limaj tha se sulmi terrorist nga serbët u realizua që të arrihen objektivat e tyre politike.

    “Kosova është futë në një fazë të re, vendi është nën agresionin serb. Serbia ka kaluar në fazë të re të qasjes së tyre në drejtim të Kosovës që përmes provokimeve të një lufte t’i arrijë objektivat e veta politike”, tha Limaj për Front Online.

    Fatmir Limaj: Qeveria të kërkojë sanksione për Serbinë, Kosova mund të rrezikohet sërish nga sulmet

    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj kërkon që përfundimisht të ndëshkohet Serbia dhe mos të tolerohet nga ndërkombëtarët.

    Limaj supozon që ka ende prova të pa publikuara nga sulmi terrorist në Banjskë.

    “Ndërlidhjen e Vuçiqit që çfarë ka bërë në Kosovë e dimë të gjithë, por duhet të faktohen përmes provave. Kemi parë disa prova, por ka edhe prova të tjera që nuk janë të shfaqura. Kjo është rruga që ata të bien në faktorin ndërkombëtar mes provave dhe pastaj të vi ndëshkimi i Serbisë. Ndërkombëtarët nuk duhet të tolerojnë dhe t’u jep asnjë shans atyre që ushqejnë terrorist për të arritur qëllimet politike”.

    Ai për Front Online thotë se Qeveria duhet të kërkojë sanksionimin e Serbisë.

    Pasi, sipas tij,  situata e 24 shtatorit mund të përsëritët.

    “Nëse Serbia ndëshkohet për atë sulm mund të ndërpriten ajo që po ndodhë, por nëse Qeveria nuk mund e provon rastin e vetë deri në fund e komuniteti e lejon, ky sulm është vetëm fillimi. Do të kemi edhe faza të reja që do të tensionojnë e rrezikojnë Kosovën”, thotë Limaj.

    Kreu i NISMA-së: Dështim nëse KFOR-i e zëvendëson Policinë e Kosovës, Qeveria mos të pranoj

    Pas trazirave në veri, KFOR-I ka shtuar numrin e pjesëtarëve në Bransjkë të Zveçanit.

    Por rolin e tyre, kreu i NISMA-së kërkon që mos të ndryshohet.

    Fatmir Limaj thotë se është humbje për Kosovën zëvendësimi I KFOR-it me Policinë.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria që kjo mos të pranohet.

    “Nuk i dimë planet e qarta të Serbisë, prania e KFOR-it shton siguri por në rolin që e ka. Ajo që nuk duhet ta bëjë, nuk duhet ta zëvendësojë rolin e Policisë që është kthim para 2008, humbje për Kosovën. Policia me operacionin e fundit ka treguar që është e aftë e përgatitur me standarde të larta për t’i përmbushur detyrat që e parasheh ligji. Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj që KFOR-i ta zëvendëson rolin e policisë”, u shpreh Limaj.

    Limaj-Qeverisë: Të shfrytëzohet sulmi në veri me pjekuri e maturi në dialogun Kosovë-Serbi

    Kreu  i NISMA Socialdemokrate në një intervistë për Front Online ka folur për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi pas sulmit në Branjskë të Zveçanit.

    Limaj thotë se kjo situatë do të ndikojë në dialog.

    Ai tha se Kosovën e presin zhvillime më të rënda nëse nuk faktohet Beogradi si burim i krizave.

    “Në dialog do të ndikojë ky sulm, duhet të shfrytëzohet maksimalisht me pjekuri e maturi, sjellje ndryshe në të kaluarën që e ka pasur Qeveria, duke paraqitur rastin tek partnerët tanë, faktet provat e kërkesat që do të hyjmë në një fazë tjetër që do ta përmbyllte çështjen Kosovë-Serbi.

    “Qeveria e ka rastin me prova ta faktojë që Beogradi është burim i krizave dhe destabilizim i rajonit.  Është momenti i fundit që të ndëshkohet Vuçiqi që krijon kriza në rajon. Nëse vazhdohet si deri më tani do të shohim zhvillime edhe më të këqija saqë kemi parë deri më tani”, theksoi ai. 

    Limaj: Është koha të pjeket Qeveria ‘Kurti’, e kanë parë sa lehtë humb shteti

    Ditë më parë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla deklaroi se Asociacioni ka vdekur.

    Ndryshe nga Gërvalla, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se duhet të përgatitet një draft të Asociacioni që t’i paraqitët sekretarit Blinken.

    Këto deklarata i ka komentuar për Front Online kreu i NISMA—së, Fatmir Limaj.

    Ai thotë se këto zyra e dëmtojnë pozicionin e Kosovës.

    “Aktivitet diplomatik duhet të bëjë ministria e Jashtme e Qeveria se është koha e fundit që ta marrim seriozisht këtë çështje. Qeveria Kurti e ka një detyrë të rëndë e vendimtare që mos t’i jep teren e hapësirë me shpëtuar nga kjo situatë, nuk duhet të lejohet që Serbia të ikë prej situatës pa ndëshkim. Koha është me i bërë zërat bashkë, ministrja e Jashtme deklaron që Asociacioni ka vdekë, ndërsa presidentja kërkon draft. Këto zëra e dëmtojnë pozicionin e Kosovës, është koha të pjeket kjo Qeveri mjaftueshëm, pasi që e kanë parë që sa lehtë mund të humbet një shtet”, deklaroi Limaj.

    Ish-ministri i Infrastrukturës: Kosova nuk ka pas asnjëherë Qeveri më të dështuar e më skandaloze se kjo e Kurtit

    Ish-ministri i Infrastrukturës duke biseduar në një intervistë për Front Online ka folur edhe për punët që po i bënë Qeveria Kurti në aspektin e zhvillimit ekonomik.

    Fatmir Limaj ka kritikuar pushtetin aktual, duke e cilësuar si Qeveri e skandaleve.

    Ai thotë se edhe pas tri viteve pushteti s’ka realizuar asnjë projekt.

    “Kudo që e sheh këtë Qeveri ka skandale. Viti i tretë buxhetor përfundoj në Kosovë dhe nuk jemi në gjendje të prekim me gisht një projekt që e ka bërë kjo Qeveri, ky është dështim total. Asnjëherë Kosova nuk ka pas Qeveri më të dështuar e të pa organizuar, gjendja është katastrofale si plane të brendshme edhe të jashtme”, përfundoi Limaj.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se po vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri në fshatrat përreth Pakashticës, si...
    Lajme26 Korrik 2025
    Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht. “Sonte, në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pas dështimit të 53-të me radhë për konstituimin e Kuvendit ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani. Ramadani përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj i ka quajtur abuzues Albin Kurtin dhe Avni Deharin në lidhje me situatën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetët e zgjedhur kanë dështuar të arrijnë konstituimin e Kuvendit në tentimin e 53-të të tyre. Sot, shënohet dita e fundit të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ka nisur seanca e 53-të konstituive, ku deputetët e zgjedhur pas 24 orëve pauzë nga seanca paraprake, po tentojnë të funskionalizojnë Kuvendin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.