Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka mohur se ka mosmarrëveshje në koalicionin qeverisës, veçanërisht me LDK-në, shkruan Front Online.
I pyetur nëse lëshimi i mbledhjes së sotme të Qeverisë nga ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi, Limaj ka thënë se ai ka pasur obligime të tjera.
“Kjo është një gjë e zakonshme, kjo ndodh shpesh në Qeveri për shkak se ministrat kanë obligime”, ka thënë ai.
Limaj më tutje duke arsyetuar këtë veprim ka thënë se edhe në kohën sa ka qenë vet anëtar i Qeverisë së kaluar ka pasur të tilla momente.
“Edhe kur kam qenë është në Qeveri ka pasur ngjarje të tilla është gjëja më se normale”, ka thënë Limaj.