×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Keqqeverisja e Kurtit do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se keqqeverisja e Albin Kurtit do të ketë pasoja të rënda në 100 vitet e ardhshme.

    Limaj ka thënë se shkak i kësaj situate janë vendimet në veri të vendit, ndërsa i quan vendime populiste.

    “Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë pasoja por vjen dikush nesër dhe i përmirëson, dhe me politikat që është duke i bërë qeveria në veri janë politika që neve do të na kushtojnë me qindra vjet, kemi me jetu me ato vendime të këqija të kësaj qeverie me 100 vjet dhe nuk mundet nesër dikush me i ndryshu, dhe mendoj që ko qeveri dështimin më të madh e ka veriun”, ka thënë fillimisht Limaj.

    “Këto janë politika populliste dhe gjithçka që ka ndodhë në këtë qeveri është politika populliste, është një mendim i përgjithshëm edhe ata që e kanë mbështetur këtë qeveri dhe ata që kanë pasur rezerva ndaj kësaj qeverie është një mendim i përgjithshëm që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet e brendshme të qeverisjes edhe planin ekonomik edhe atë shëndetësore edhe në arsimor në të gjitha drejtimet brenda për brenda Kosovës është një dështim total i kësaj qeverisje, nuk ka arritur të bëjë një projekt një reformë, kështu është mendimi i përgjithshëm dhe kur vjen puna te veriu ka të tillë që thonë këndej ka dështuar me të gjitha por tek veriu është mirë, unë mendoj ndryshe se dështimi më i madh i kësaj qeverie është sjellja e saj në drejtim të veriut dhe dëmin më të madh që e ka shkaktuar Kosovës është pikërisht mënyra se si i është qasur veriut dhe çekun më të madh që e kanë paguar Kosova edhe paguan sot, është pikërisht me sjelljen e saj në veri”, u shpreh Limaj.

    Kreu i Nismas ka thënë se situata në veri ka prodhuar sanksione nga Bashkimi Evropian, ndërkaq ka thënë se për katër vite pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtarë është zero.

    “Kosova është keq, për mua është alarmante se ne si njerëz po na duket normale me jetu me sanksione, dhe vetë fakti që Kosova është e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian, kjo është skandaloze, me e keqja është që po na duket normale me qenë nën sanksione, dhe që do duhej që Serbia të ishte, nëse për asgjë tjetër por për Banjskë. Që katër vite pozicioni jonë ndërkombëtarë është zero, dhe është rrezik që një vend si Kosova e pa mbyllur me jetu nën sanksion, në vend që të luftojmë me pesë vende që të n’a njohin, në vende që të bëjmë marrëveshje me NATO-n drejt anëtarësimit të partneritetit, në vende që të bëjmë hapa drejt bashkimit Evropian, dhe ne kemi marrë ndëshkim prej tyre”, u shpreh Limaj.

    Limaj ka thënë se fitorja e partisë në pushtet me një dallim kaq të madhe të përqindjes është e dëmshme për demokracinë. Konsideron se dallimi ndërmjet partisë së parë dhe të dytës nuk duhet të jetë më shumë se shtatë për qind.

    “Në Kosovë duhet që pozitë dhe opozitë dallimi mos të jetë i madh, dhe na duhet opozitë e fuqishme pavarësisht se kush vjen, dhe ata që vijnë nesër jo me ardh kështu sepse secili ka tendencë dhe kur ka një shumicë të tillë me shku dhe me kontrollu çdo gjë por nuk e lejojnë organet e pavarura, ne duhet ti ruajmë institucionet e pavarura, duhet t’a ruajmë potencialin opozitarë dhe të arriturat tona demokratike, dhe besoj që duhet të jemi krenarë që jetojmë në një shtet ku opozita ka fituar 50 për qind, dhe kjo ndodhë vetëm në një shtet demokratik, sepse këtu është krijuar një vlerë demokratike në shoqërinë e hapur dhe prandaj duhet ta ruajmë, dhe tash duhet t’i themi këtij sistemi që ka fituar 50 për qind që ka tendenca me rrënua institucionet e pavarura dhe demokratike”.

    “Na duhet që zëri opozitar të jetë i fuqishëm dhe përtej garave partiake ne kemi diçka më të shenjtë, vlerat që kemi ndërtuar dhe nuk e lejojmë që askush me i cenua dhe kjo do të bëhet kur kthehemi në normalitet që partia e parë me të dytën nuk duhet të ketë 5 ose 7  për qind më shumë dallim, nuk mundet me qenë dallimi aq i madh sepse njerëz të këtij vendi jemi dhe i trajtojmë të njëjtat probleme, dikush më mirë me aftësi më të larta dhe jo një balancë kaq e madhe”, ka deklaruar Limaj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Të tjera
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.