Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka pranuar se ka mospajtime në mes koalicionit qeverisës, raporton Front Online.
Ai ka thënë se kanë mospajtime në fusha të caktuara, dhe se dihet se si është krijuar ky koalicion.
“Ne kemi mospajtime në fusha të caktuara. Koalicioni dihet në cfarë rrethana është krijuar, por deri tani nuk shohë ndonjë problem serioz në funksionim. Ky koalicion ka më pak telashe”, tha ai në Rubikon./Front Online