Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë në “Debat Plus”, se në takimin e liderëve të koalicionit qeverisës ka pasur kërkesa që në takimin e Uashingtonit të shkojnë edhe liderët e partive, shkruan Front Online.
“Ka pas kërkesa që kryeministrit të i bashkohen edhe liderët”, ka thënë ai.
Limaj ka thënë se edhe në të ardhmen mund të ketë kërkesa të tilla dhe se edhe opozita të marr pjesë në dialog.
“Mund të ketë kërtesa të tilla në “Marrëveshjen Finale”,, duhet të vije edhe opozita”, ka thënë ai.
Limaj ndryshe nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se i beson Avdullah Hotit në dialog.
“Por në anën tjetër kryeministri ka detyrat ekzekutive, deri sa kryeministri respekton parimet pse mos me i besu kryeministrit”.