×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj dhe shefi i zyrës së BE në Kosovë, Tomáš Szunyog flasin për zhvillimet aktuale në vend

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

    Me të, Limaj ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë, zhvillimet me Gjykatën Speciale, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë dhe dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën me pandeminë Covid-19.

    Limaj gjatë këtij takimi virtual ritheksoi çështjen se, integrimet evropiane janë: përcaktimi dhe orientimi ynë si shtet dhe se zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave është shumë i panevojshëm dhe si rrjedhojë po krijon edhe pakënaqësi të qytetarëve tanë.

    Po ashtu, Limaj pret që BE sa më parë të jetësojë këtë proces në mënyrë që të rinjtë tanë të lëvizin të lirë nëpër vendet europiane.

    Ndërsa, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, kryetari Limaj tha se nevojitet një agjendë e qartë dhe me afat caktuar, në mënyrë që të arrihet deri te marrëveshja përfundimtare me njohje reciproke mes dy vendeve.

    Në anën tjetër, gjatë këtij takimi virtual, Szunyog, shprehi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në funksion të jetësimit të agjendës së integrimit europian, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për të tejkaluar sfidat që ka sjellë pandemia COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Avdil Ibishi person me nevoja të veçanta, flet me shumë dashuri për sportin, teksa thekson se Futbollin e ka më të preferuarin,...
    Lajme03 Janar 2025
    Policia e Gjilanit ka hetuar gjithsej 34 aksidente trafiku gjatë periudhës 27 dhjetor 2024 – 2 janar 2025. Nga këto, 17 aksidente...
    Lajme03 Janar 2025
    Gjilanasi me aftësi të kufizuara, Avdil Ibishi njihet si një person shumë pozitiv dhe i motivuar për punë. E motivin për këtë,...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Lajme03 Janar 2025
    Se jemi shoqeri paragjykuese e thotë edhe vet qytetari nga Gjilani, Avdil Ibishi, i cili ka pohuar se ka qenë shpesh pjesë...
    Sport03 Janar 2025
    Kombëtarja e Kosovës në futboll e nisi vitin 2024 me selektor të ri. Dardanët i mori në dorë trajneri gjerman, Franco Foda,...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Atmosfera festive dhe spektakli i fishekzjarrëve në qiellin e Tiranës gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare,...
    Lajme03 Janar 2025
    Viti 2024 ishte mjaft sfidues për shtetin, përkatësisht për institucionet e sigurisë. Përgjatë vitit që lamë pas, vendi ynë u përballë në...
    Lajme03 Janar 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.