×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Limaj dhe Shala përmbushin premtimin e para dy viteve, kompletojnë infrastrukturën e zonës ekonomike në Suharekë

    FrontOnline
    27 Shtator 2019

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë përuruar asfaltimin e Zonës Ekonomike në Suharekë, që është kompletimi i infrastrukturës dhe i funksionalizimit të kësaj zone.

    Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se ky është një premtim i para dy viteve që përmbushet.

    Limaj ka thënë se bizneseve të Suharekës po iu krijohen kushte për ta ushtruar veprimtarinë dhe njëkohësisht kjo zonë po bëhet bosht i punësimit dhe zhvillimit.

    “Është e disata herë që e vizitoj këtë park të Suharekës dhe kam dhënë premtim se do ta ndihmoj dhe do ta mbështes këtë park për kompletimin e infrastrukturës dhe se para dy viteve e kemi dhënë një premtim se do ta kompletojmë të gjithë infrastrukturën që iu duhet kompanive këtu. Këtu janë mbi 70 biznese, ndërmarrje të vogla të mesme dhe dalëngadalë po kthehen në bosht të punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Suharekës. Shteti e ka për obligim që t’iu krijojë infrastrukturë fizike në mënyrë që bizneset të fokusohet për investime në teknologji dhe në rritje të punësimit”, ka thënë Limaj.

    Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë  se kjo zonë  ekonomike për dhjetë vjet ishte harruar nga dora e shtetit.

    Ministri ka thënë se përfundimi i zonës ekomomike mundëson zhvillimin dhe rritjen e bizneseve.

    “Unë sot bashkë me zv/kryeministrin Limaj jemi në vizitë në këtë zonë ekonomike, që për dhjetë vjet ka qenë e harruar nga dora e shtetit dhe premtimi i zv/kryeministrin Limaj është realizuar. Kjo zonë ekonomike është funksionale me të gjithë infrastrukturën përcjellëse që ta kenë më të lehtë bizneset të operojnë. Jemi në një zonë ekonomike që i ka 160 hektarë në dispozicion për bizneset e Suharekës dhe janë investuar 2.6 milionë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Tashmë kjo zonë është funksionale për operim dhe njëkohësisht ashtu siç e kam thënë jemi duke investuar edhe në 3 zona tjera ekonomike, që bizneseve t’iu krijojmë kushte”, ka thënë ministri Shala. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.