Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, z. Miroslav Lajçak.
Lideri i Nismës ka bërë me dije se kanë biseduar për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.
“Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje, Limaj thotë se këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetës, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomikë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Shkrimi i plotë i Limajt:
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.
Biseduam për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.
Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale.
Në këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetës, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomikë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi./FrontOnline/