Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, raporton Front Online.
Ai ka thënë se aksioni i sotëm ka qenë goditje e rëndë për gjithë Kosovë.
“Është goditje e rëndë për gjithë Kosovën,mbi të gjitha për familjen. Jakup Krasniqi, është i vetëm personalitet në mesin e të gjallëve që është personifikim i lirisë e i pavarësisë”, shtoi ai./Front Online