Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se shumica e anëtarëve të ekipit të kryeministrit Albin Kurti, do të largoheshin nga Kosova nëse nuk do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Atë ditë që nuk marrin vota nuk i sheh në Kosovë, 90 për qind të ekipit të Albinit nuk do të shohësh në Kosovë nëse nuk i ka deputet ose nuk i ka në qeveri pse s’po i ndërron ky se i ikin krejt,” ka thënë Limaj.
Limaj ka theksuar se do të qëndrojë në Kosovë pavarësisht rezultatit në zgjedhje.
“Sa të më jep populli votë, unë popullin e du edhe kur s’më voton edhe kur më voton, unë vendin tim e du,” ka deklaruar Limaj në emisionin “Debat Plus”.
“Vendin duhet ta duash edhe kur të rreh,” ka përfunduar Limaj.