Lille kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë ndaj Real Madridit në kuadër të rrethit të dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze ia doli të kalonte në epërsi, falë një penalltie të fituar nga Edon Zhegrova në minutën e 45+3-të.
Kështu, në rishikim në VAR, Lilles iu dha penallti.
Jonathan David ishte i sigurt nga pika e bardhë, duke mposhtur Andriy Luninin për 1-0. /Telegrafi/