×
  • Lajme
  • Lajme

    Lija e ujit te fëmijët/ Nga Infektiva tregojnë se sa pacientë janë duke u trajtuar në këtë klinikë

    FrontOnline
    10 Maj 2022

    Pas qetësimit të situatës nga pandemia Covid-19, ka filluar të rishfaqet sëmundja ngjitëse tek fëmijët e njohur si lija e ujit (varicela).

    Infektologët thonë se dimri dhe pranvera janë stinët kur kjo sëmundje përhapet më shumë tek fëmijët e sidomos në kopshte dhe shkolla.

    Por pavarësisht kësaj, numri i rasteve të të prekurve me lijën e ujit në Kosovë është i vogël.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të klinikës Infektive në QKUK , Arben Vishaj, për FrontOnline, tha se në këtë klinikë janë vetëm dy fëmijë që janë të prekur me lijën e ujit.

    “Në infektivë janë dy fëmijë që janë të prekur me lijën e ujit, mosha e tyre është rreth dy vjeç” tha shkurt Vishaj për FrontOnline.

    Për trajtimin e lijës së ujit ( variacelës) kanë folur për FrontOnline edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ata thonë se vaksinimi kundër kësaj sëmundje nuk është në programin e rregull të vaksinimit.

    “Varicela është një sëmundje ngjitëse e zakonshme tek fëmijët, veçanërisht të atyre nën moshën 12 vjeçare, që shkaktohet nga një virus (varicella-zoster) dhe me që nuk është një sëmundje me përhapje të larte apo rrezikshmëri të lartë, tek ne nuk përdoret profillakse specifike dhe nuk është pjesë e programit të rregullt të vaksinimit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Por në rast së ka raste më të rënda të të prekurve me varicela, nga MSH-ja kanë thënë se përdorën barna kundër alergjisë ose edhe ndonjë  antiviral.

    “Trajtimi i saj zakonisht është simptomatik për rastet e lehta, ndera për raste më të rënda përdoren antihistaminikët (barna kundër alergjisë) sistemik ose në raste më të rënda këshillohet edhe ndonjë  antiviral si psh. Acuclovir, por jo antibiotik”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Simptomat e lisë së ujit janë janë kokë dhimbje e lehtë, temperaturë e lehtë, lodhje apo paraqitje puçrrave të vogla në lëkurë.

    Nga kjo ministri iu bëjnë thirrje prindërve që të mos i anashkalojnë këto simptoma dhe t’i dërgojnë fëmijët të mjeku.

    “Prindërit në  çdo rast kur vërejnë simptoma të fëmijët siç janë kokëdhimbje e lehtë, temperaturë e lehtë, lodhje apo paraqitje puçrrave të vogla në lëkurë, me shpërthim të njollave, të kërkojnë ndihmën e mjekut dhe zakonisht infeksioni kalon lehtë pas disa ditësh”, thuhet më tej në përgjigje.

    Përveç Kosovës edhe Shqipëria nuk e ka në kalendar vaksinimin kundër lisë së ujit.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq, më saktësisht në fshatin Dobrava, është gjetur pa shenja jete një femër në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk kanë biseduar ende si subjekt politik nëse do të votojnë pro Fatmir Limajn,...
    Lajme30 Maj 2025
    Që nga 15 prilli i këtij viti e deri më sot, Kuvendi i Kosovës ka dështuar 23 herë radhazi të konstituohet, përkundër...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook. Ai e ka postuar një fotografi...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli në pushtet duke premtuar se nuk do të punësojë familjarë. Ao...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë identifikuar tre persona të dyshuar, në tri raste...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.