Kosova ka konfirmuar sot rastin e parë të “Lijës së Majmunit”, një sëmundje infektive shumë e rrallë në Evropë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha të premten se është konfirmuar rasti i parë i një të prekuri me Mpox, apo siç njihet gjerësisht, linë e majmunëve.
Në një njoftim të këtij instituti thuhet se i infektuari me këtë virus është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare.
Sipas IKSHPK-, pacienti po trajtohet në Klinikën Infektive në Prishtinë që nga 24 dhjetori 2024, pasi ishte kthyer nga Afrika Perëndimore dhe kishte simptoma sikurse: temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, në fytyrë në duar dhe kruarje.
Sipas institutit, pacienti është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Se çfarë është “Lija e Majmunit”, si transmetohet ajo dhe cilat janë simptomat e para, ka treguar infektologu Hamdi Ramadani.
Infektologu: Hera e parë që “lija e majmunëve” paraqitet në Kosovë
Në një prononcim për FrontOnline, infektologu Hamdi Ramadani, thotë se Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët.
‘’Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët dhe tani është konfirmuar edhe në vendin tonë. Kjo është hera e parë që kjo sëmundje paraqitet në Kosovë”, thotë ai për FrontOnline.
Sipas Ramadani, kjo është një sëmundje infektive e rrallë që ka tri faza të dallueshme, të cilat janë të rëndësishme për njohjen e saj.
‘’Kjo sëmundje manifestohet me fazën e inkubacionit, pastaj faza e dytë me ethe dhe temperaturë dhe faza e tretë me ndryshime në lëkure, ndryshime të cilat duken si postula, që i ngjasojnë shumë sëmundjes Variola, i përngjanë shumë edhe Lijës së Ujit apo është një sëmundje virusale dhe simptolagjia zgjatë nga 1 javë deri në dy javë’’ thotë ai.
Infektologu Ramadani, ka thënë se tek pacientët me këtë sëmundje shfaqen disa simptoma karakteristike, duke përfshirë rritje të gjëndrave regjionale, temperatura të larta, dhimbje të muskujve dhe kokës.
‘’Tek pacienti me këtë sëmundje kemi rritje të gjëndrave regjionale, temperatura është e pranishme, dhimbje të muskujve dhe kokës, me kalimin e kohës gjendja e sëmundjes shkon duke u përmirësuar dhe pas 13-14 dite, fillojnë ndryshime dhe ato fillojnë të hiqen nga lëkura dhe ai person nuk është infektues, por personat e kontaktit qoftë familjarë ose të quajmë të shërbimeve shëndetësore etj.’’ thekson ai.
A ka rrezik nga përhapja e “lijës së majmunëve”?
Infektologu Hamdi Ramadani për FrontOnline, ka theksuar se, për aq kohë sa simptomat e Lijës së Majmunit janë të pranishme, infektimi i të tjerëve është i mundshëm, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes nën kontroll të rasteve deri në përmirësimin e plotë të gjendjes.
‘’Por për aq kohë për sa kohë janë prezente simptomat, infektimi i të tjerëve me këtë sëmundje është e mundshme dhe duhet të izolohet pacienti, siç ndodhi me këtë rastin e fundit, deri të tërhiqen shenjat e sëmundjes’’ shton ai.
Infektologu Hamdi Ramadani ka paralajmëruar për mundësinë e komplikimeve të rënda në rastet e infeksioneve të rënda me “Lijen e Majmunit”. Ai theksoi se, kur infeksioni është i rëndë, si në rastet kronike, mund të shfaqen ndryshime në lëkurë, si dhe në mushkëri dhe sistemin nervor.
‘’ Kjo sëmundje kur infeksioni është i madh, si kronoike e maline, mund të paraqiten ndryshime në lëkurë, pastaj mund të paraqitën ndryshime në mushkëri, në sistemin nervor, por ky rast do e kaloj mirë këtë situatë. Kjo sëmundje duhet të trajtohet dhe për aq kohë sa ka pasur kontakte me personin, duhet të monitorohen personat adekuat’’ theksoi ai.
Ramadani, thotë se nuk ka rast tjetër në Kosovë.
‘’Unë mendoj se nuk do të kemi ndonjë rast tjetër, por trajtimi duhet të jetë sikurse tek pacienti që është në spital tani’’ deklaron ai.
Infektologu Ramadani ka potencuar se shumë shtete, përfshirë Frikën, kanë filluar tashmë vaksinimin kundër “Lijës së Majmunit” si masë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje. Ai ka theksuar se Kosova duhet të bëjë një rezervim të vaksinave, veçanërisht për ata që udhëtojnë në Afrikë, ku sëmundja është më e përhapur.
‘’Shumë shtete kanë filluar vaksinimin kundër kësaj sëmundje, të modifikuara sidomos Franca me të madhe ka filluar vaksinimimin kundër kësaj sëmundje. Duhet të ngritën masat e kufizimit apo kujdesit por edhe Kosova duhet të bëjë një rezervim të një vaksine dhe ata persona që shkojnë në Afrikë, atëherë të bëhet vaksinimi i tyre që të ndalohet përhapja e saj’’ përfundoi Ramadani./FrontOnline/