Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur edhe për ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
PZAP’ja vendosi për certifikimin e kësaj partie, teksa për katër kandidatët që u gjet se janë të dënuar me vendim të formës së prerë u ve4ndos që mos tu lejohet kandidimi.
Edhe pse AAK’ja të njëjtit sot i zëvendësoi me emra të tjerë, sipas vendimit që mori sot PZAP’ja këto zëvendësime nuk do të pranohen.