×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike përçau spektrin politik, këto janë pritjet pas votimit

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Në Kuvendin e Kosovës dje është miratuar në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike pas pandemisë COVID-19, votimi i të cilit u bë pas gjashtë tentimeve.

    Ky projektligj është votuar në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. I njëjti kap vlerën e 385 milionë eurove.Një projektligj që votohet në lexim të parë, sipas procedurës së rregullt, i duhen së paku dy javë që të shqyrtohet në komisionet funksionale të kuvendit. Por, epilogun përfundimtar duhet ta jap presidentit i vendit, Hashim Thaçi pas dekretit.

    Mirëpo, për njohësin e çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, votimi i tij është bërë me vonesë. Përkundër kësaj, ai për GazetaBlic ka theksuar se pritjet nga ky ligj, sipas tij, janë të mëdha.

    “Mbështes votimin në lexim të parë të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Duhet theksuar se ligji në fjalë është i vonuar përderisa vendet e rajonit kanë bërë gara se si të ndihmohen qytetarët dhe bizneset. Kosova në këtë drejtim e ka dëshmu një përçarje enorme ekonomike, një dëshmi që në Kosovë luftohet më shumë për pushtet se sa për pushtet. Pritjet janë shumë të mëdha, për vetë faktin se do të hidhet sërish në votim dhe do ketë negocim lidhur me ca ndryshime, besoj që qytetarët të marrin shpresë. Pra, sidoqoftë është mirë të votohet dhe nëse miratohet efekti i parë do jetë rritja e kërkesës agregate, e që kjo do të ishte hapi i parë i fillimit të rimëkëmbjes ekonomike. Duhet të pritet të votohet, të plotësohen kriterat dhe vërtetë atëherë që qytetarët e Kosovës t’i shijoj këto efektet e këtij ligji të degraduar dhe ligj që ka përcarë skajmërisht sistetimin politik në Kosovë”, thotë ai.Në po të njëjtin, është paraparë edhe ai për tërheqje e 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Nga Trusti është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i kontribut-dhënësve në Trustin Pensional është 639.264.

    “Deri në 100 euro kursime i kanë mbi 100 mijë kontribut-dhënës. Mbi 100 deri në 1 mijë euro kursime i kanë mbi 212 mijë kontribut-dhënës, mbi 1 mijë euro kursime deri në 5 mijë i kanë rreth 195 mijë, mbi 5 mijë deri në 10 mijë euro kanë kursimeve mbi 74 mijë, mbi 10 mijë-20 mijë euro kanë 40 mijë kontribut-dhënës dhe mbi 20 mijë euro të kursyera kanë mbi 12.944 kontribut-dhënës”, njofton Trusti.Duhet theksuar se për tërheqjen e dhjetë përqindëshit nga Trusti, nevojitet që Projektligji për rimëkëmbje ekonomike të kalojë në lexim të dytë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.