×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji i ri do të kompensojë viktimat e krimit menjëherë

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Ka filluar puna e grupit punues për plotësim-ndryshimin e Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, duke përshëndetur nisjen e punës, tha se është i bindur që me ligjin e ri do të adresohen mundësitë e krijimit të një skeme apo fondi të veçantë për kompensimin e viktimave të krimit me kompensim të menjëhershëm për disa kategori të caktuara.

    Për këtë kompensim të menjëhershëm bëhet fjalë posaçërisht për viktimat e ndjeshme duke përfshirë dhe viktimat e dhunës në familje pa pasur nevojë të ketë aktgjykim të formës së prerë.

    “Kjo risi do t’u mundësojë viktimave që të realizojnë të drejtën e tyre në kompensim pa pasur nevojë të presim deri në përfundim të procesit gjyqësor. Me ligjin e ri do të rishikohet shuma e kompensimit për disa kategori të caktuara të dëmeve të pësuara”, tha Selimi.

    “Po ashtu mundësia e rishikimit të kategorive të veprave penale që kanë të drejtë në kompensim, duke përcaktuar mundësinë që në parim, të gjitha viktimat e veprave penale të dhunshme do të kenë të drejtë në kompensim, pa pasur nevojë që të dëshmojnë se janë viktima të krimit të veprave penale me prioritet siç është e rregulluar me ligjin paraprak”.

    I pari i Drejtësisë tha se afatet duhet rishikuar, në mënyrë që viktimat e veprave penale të dhunshme të mos humbasin afatin për dorëzimin e kërkesës për kompensim.

    Me anë të këtij projektligji do të duhej paraparë edhe zgjatja e afatit për dorëzimin e kërkesës e për kompensim.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Të gjithë njëzëri kënduan këngën “Princeshë” të ish- banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjesti. Banorët kanë shijuar këngën e Gjestit, dhe...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë vazhduar të hedhin dyshime për pëlqimin e Sarës dhe Drilonit. “Ai pasigurinë e ka shpreh prej ditës së parë, por...
    Vip10 Janar 2025
    Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit....
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.