Pas një periudhe të gjatë që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri – Kosovë në basketboll, ka ardhur lajmi i shumëpritur.
Garat në “Liga Unike” do të nisin më 6 prill të këtij viti, shkruan FrontOnline.
Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 prill 2021.
Ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës Unike do të zhvillohen me datat 13-14 prill në Durrës.
Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit.
Për shkak të gjendjes me Covid19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës Unike./FrontOnline/