Goga Basket ka shënuar fitore ndaj Tiranës 76:67 (25:12, 23:15, 10:26, 18:14), në çerekfinale të Final 8 të Ligës Unike.
Pesë minutat e para ishin të barabartë, por më pas Goga Basket shkëputet dhe fitoi çerekun e parë 25:12, përcjell FrontOnline.
Skuadra nga Durrësi vazhdoi me dominim në periodën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku shkoi në pushim me shifrat 48:27.
Por, Tirana nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm në periodën e tretë, duke afruar rezultatin në 56:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:53.
Bardhebultë afruan rezultatin në 60:56, por më pas durrësakët sërish shkëputen, duke triumfuar në fund 76:67.
Te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 8 kërcime, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime.
Goga Basket në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.
Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.
Orari
E mërkurë
19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli
Gjysmëfinalet dhe finalet
13 Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja
19:00 Gjysmëfinalja e dytë:
14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe./FrontOnline/