×
  • Sport
  • Sport

    Liga Unike: Fitorja e tretë radhazi për Prizrenin 16

    FrontOnline
    14 Nëntor 2021

    Prizreni 16 ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 100:96 (30:24, 18:16, 21:20, 31:36), në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike.

    Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me mysafirët që e nisën më mirë me një epërsi deri në pesë pikë, 8:13, por vendasit rikthehen shpejt për të barazuar shifrat dhe për ta fituar çerekun e parë me gjashtë pikë dallim, 30:24, përcjell FrontOnline.

    Shkodranët nuk u dorëzuan dhe jo vetëm që barazuan rezultatin, por edhe kaluan në epërsi 34:38, megjithatë në fund të pjesës prizrenasit ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 48:40.

    Basketbollistët e Prizreni 16 kontrolluan periodën e tretë, për të ruajtur epërsinë dhe për të shtuar atë, ku më e larta ishte 65:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:60.

    Dhjetë minutat e fundit ishin interesante, ku Vllaznia nuk u dorëzua dhe afroi shifrat në 98:96, duke e bërë përballjen shumë dramatike, megjithatë Prizreni 16 triumfoi në fund me shifrat 100:96.

    Te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 18 pikë e 13 kërcime, Arti Hajdari me 31 pikë e katër kërcime, Ivan Koljeviq me 15 pikë e 14 asistime dhe Michael Green me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vllaznia u dalluan Mathew Butler dhe Jonathan Stove me nga 21 pikë.

    Prizreni 16 ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia ka një fitore dhe tri humbje./FrontOnline/

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Sport23 Tetor 2024
    Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Munich me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës...
    Sport23 Tetor 2024
    Edon Zhegrova ka barazuar shifrat në 1-1 për Lillen përballë Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Skuadra spanjolle ishte duke...
    Sport23 Tetor 2024
    Lionel Messi u takua me një fëmijë i cili iu lut legjendës për një festë të veçantë kur ai shënoi një gol....
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Rezarti gjatë një bashkëbisedimi me Feron, i tha që ka bërë mirë që i është futur fesë. Rezi vazhdoi duke thënë se...
    Vip23 Tetor 2024
    Ai po mban një ‘konferencë’ shtypi para banorëve të BBVK-së. E, këta të fundit, si të ishin gazetarë, me e pa radhë,...
    Sport23 Tetor 2024
    Ndeshja mes Barcelonës dhe Bayern Munich në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve po del të jetë mjaftë interesante dhe me...
    Vip23 Tetor 2024
    Në mesin e pyetjeve nga banorët, Feros i erdhi edhe një e tillë me ‘spec’. Duke ditur lidhjen e Feros me fenë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.