Në kuadër të Ligës së Parë, në pasditën e sotme do të zhvillohet xhiroja e fundit për edicionin 2020/21.
Në grupin A si dhe në grupin B do të zhvillohen të gjitha ndeshjet, pra dhjetë sosh, raporton FrontOnline.
Malisheva në grupin A kërkon vetëm fitore ndaj Vëllaznimit për t’u inkuadruar në elitë, derisa Dukagjini luan si mysafir i Trepçës dhe kërkon vetëm fitore.
Vëmendja kryesore në grupin B është tek Ulpiana, e cila me një fitore eventuale ndaj Ramiz Sadikut e siguron plasmanin në Superligë.
Ndërkaq, këtë synim e ka edhe Flamurtari, që sot shpreson në gabimin e lipjanasve dhe në fitoren ndaj Vllaznisë.
Ndeshjet e sotme:
Grupi A:
Onix – Liria
Vushtrria – A&N
Drenasi – Istogu
Trepça – Dukagjini
Vëllaznimi – Malisheva
Grupi B:
Ferizaj – Dardana
KEK-u – 2 Korriku
Vllaznia – Flamurtari
Kika – Vitia
Ramiz Sadiku – Ulpiana.
Të gjitha ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00/FrontOnline/