Është mbyllur xhiro e parafundit apo e 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, raporton FrontOnline.
Në grupin A dhe B, skuadrat favorite kanë vazhduar me fitore duke e zhvendosur luftën për inkuadrim në elitë në xhiron e fundit.
Lideri i grupit A, Malisheva ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Trepçën, derisa ndjekësi tjetër, Dukagjini e mposhtir Drenasin.
Në grupin B, Ulpiana dhe Flamurtari vazhduan me fitore kundër Kikës, respektivisht KEK:ut.
Rezultatet e plota nga ndeshjet e sotme:
Grupi A
Liria 1:2 Vëllaznimi
Malisheva 4:2 Trepça
Dukagjini 4:1 Drenasi
Istogu 2:0 Vushtrria
A&N 1:1 Onix Banja
Grupi B
Dardana 4:1 Ramiz Sadiku
Ulpiana 5:2 Kika
Vitia 2:3 Vllaznia e Pozheranit
Flamurtari 3:2 KEK:u
2 Korriku 3:1 Ferizaj./FrontOnline/