Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme të javës së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Në grupin A, Istogu ka zhgënjyer sërish, duke barazuar pa gola me Lirinë e Prizrenit, shkruan FrontOnline/
Kurse, Trepça në ndeshjen tjetër e ka mposhtur Drenasin në udhëtim.
Në grupin B, Flamurtari mposhti Dardanën, kurse 2 Korriku poashtu fitoi ndaj Vitisë.
Fitore regjistroi edhe KEK-u ndaj Ramiz Sadikut në shtëpi.
Rezultatet e plota:
Grupi A
Istogu – Liria 0:0
Drenasi – Trepça 0:1
Grupi B
2 Korriku – Vitia 2:1
KEK-u – Ramiz Sadiku 2:1
Flamurtari – Dardana 2:1./FrontOnline/