Në kuadër të javës së 21-të në Ligën e Parë, sot janë zhvilluar pesë ndeshje interesante.
Në kryendeshjen e grupit A, Istogu e ka mposhtur Malishevën me rezultat të thellë, 3:0 duke e larguar nga kreu i tabelës, shkruan FrontOnline.
Në ndehsjen tjetër, Vëllaznimi e ka mposhtur me plotë meritë skuadrën prizrenase A&N me rezultat të ngushtë, 1:2.
Ndërkaq, në grupin B, derbi mes Flamurtarit dhe Ulpianës i takoi skuadrës prishtinase me rezultat 3:1.
Me këtë fitore, Flamurtari është vetëm tri pikë larg liderit në tabelë, Ulpianës.
Në ndeshjet tjera, KEK-u barazoi pa gola me Vllazninë e Pozheranit, kurse 2 Korriku mposhti 2:1 Ramiz Sadikun.
Grupi A
Istogu – Malisheva 3:0
A&N – Vëllaznimi 1:2
Grupi B
KEK-u – Vllaznia Pozheran 0:0
2 Korriku – Ramiz Sadiku 2:1
Flamurtari – Ulpiana 3:1./FrontOnline/