Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.
Në grupin A u zhvilluan tri ndeshje, kurse në grupin B, u zhvilluan dy sosh, shkruan FrontOnline.
Malisheva fitoi bindshëm ndaj Onixit, kurse Dukagjini triumfoi si mysafir i A&N, kurse Vushtrria mundi Vëllaznimin.
Ndërkaq, në grupin B, Ulpiana shënoi fitore të vështirë ndaj Ferizajt në udhëtim, derisa Vitia mposhti Kikën.
Grupi A
Onix – Malisheva 0:3
A&N – Dukagjini 1-3
Vushtrria – Vëllaznimi 1:0
Grupi B
Ferizaj – Ulpiana 0:1
Vllaznia Pozheran – Kika 2:1./FrontOnline/