×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Evropës: Arsenali, Man Unitedi e Roma prejnë biletën për gjysmëfinale – eliminohet Dinamo Zagrebi i Lirim Kastratit

    FrontOnline
    15 Prill 2021

    Mësohen edhe katër gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës për këtë edicion, raporton Demokracia.com.

    Arsenali ka siguruar kalimin tutje pas fitores së thellë në udhëtim te Slavia Praga me rezultat 0:4, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 1:1 në Emirates.

    Golat për “Gunners” i shënuan Pepe (18’), Lacazette (21’,77) dhe Saka (24’).

    Në këtë përballje për mysafirët “armë” shtesë ishte edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që luajti për gjatë gjithë ndeshjes.

    Skuadra tjetër angleze, Manchester Unitedi ka prerë biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, pasi mposhti edhe në ndeshjen e dytë Granadën 2:0 (4:0, rez. i përgjithshëm).

    Golat për “Djajtë e Kuq” në Old Trafford i shënuan sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani (6’) dhe autogoli i Vallejos (90’).

    Në mesin e katër skuadrave më të mira të këtij kompeticioni iu bashkua edhe Roma e cila nuk lejoi befasi ndaj Ajaxit.

    Giallorosët barazuan 1:1 në Olimpico me holandezët, por ata u kualifikuan tutje për shkak se në ndeshjen e parë fituan 1:2.

    Për italianët realizoi Edin Dzeko (72’), ndërkohë për mysafirët “tundi” rrjetën Brobbey.

    Gjithashtu, gjysmëfinales iu është bashkuar edhe klubi spanjoll, Villarreali që fitoi edhe takimin e dytë kundër Dinamo Zagrebit 2:1.

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka tensione në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes Zvicër – Serbi. Pasi Embolo goditi me top një lojtar të Serbisë...
    Sport15 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohet në kuadër të...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kosova ka dominuar plotësisht në 20 minutat e parë të takimit ndaj Rumanisë në Bukuresht. Ishte Muharrem Jashari, i cili pati tri...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Kosova ka dominuar plotësisht në 20 minutat e parë të takimit ndaj Rumanisë në Bukuresht. Ishte Muharrem Jashari, i cili pati tri...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka bërë një diskutim të ndjerë me Kevinin për jetën e tij. Ai ka folur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.