Liga Arabe ka reaguar pasi Izraeli zyrtar paralajmëroi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Aboul Gheit, deklaroi se kjo është e paligjshme.
“Çdo vendim për hapjen e një ambasade në Jeruzalem është i paligjshëm sepse qyteti ishte nën okupim dhe, për këtë arsye, nuk mund të pres ndonjë mision të tillë diplomatik” deklaroi Gheit.
Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj izraelit Gabi Ashkenazi të hënën vendosën lidhjet diplomatike mes dy shteteve gjatë një ceremonie virtuale.