Bisedat për nominimin e kësaj jave vijuan në shtëpi edhe gjatë mëngjesit të sotëm, ku të gjithë banorët u bënë bashkë në oborr dhe nisën të flisnin me batuta.
Ka qën fillimisht Luizi ai që nisi të ngacmonte Antonetën, e cila është në televotim këtë javë, duke i thënë se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë atë të shtunën është të lidhet me një djalë në shtëpi.
Luizi “këshilloi” Antonetën që të lidhet me Shpatin dhe se kjo gjë do e mbajë më gjatë në shtëpi, koment i cili u shoqërua me batuata dhe të qeshura mes të gjithë banorëve.
Kujtojmë se Antoneta është në nominim me Shpatin, Luizin dhe Elvisin, të cilët mbetën në fund të zinxhirit të shpëtimit, të nisur nga Kiara.
Të shtunën njëri prej tyre lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother./Gazeta Express