×
  • Vip
  • Vip

    Lidhja mes serbëve dhe palestinezëve, ja si vallëzuan në “natën e kulturës” në Beograd

    FrontOnline
    16 Mars 2021

    Serbët dhe Palestinezët kanë lidhje të veçantë mes tyre të cilën e manifestojnë duke shënuar edhe natën kulturore të të dy popujve, raporton Gazeta Express.

    Ata shihen duke vallëzuar në “natën e kulturës” së popujve të Serbisë dhe Palestinës.

    Eventi ishte organizuar nga presidenti i diasporës studentore palestineze në Serbi.

    Një grup valltarësh mbajnë flamujt e Palestinës dhe Serbisë ku vallëzojnë së bashku për të promovuar lidhjen speciale mes dy popujve.

    Në anën tjetër ambasadori i Palestinës në Beograd, Mohamed Nabhan që njihet për deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës së fundi ka “kërcënuar” Kosovën për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

    Nabhan tha se Kosova, e cila, thotë ai, “nuk është ende shtet”, ka filluar shkeljen e ligjit ndërkombëtar në dëm të popujve të tjerë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Lindjen e Mesme. Ai ka kërcënuar se kjo qasje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

    “Është sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po i shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel po ashtu të drejtën ndërkombëtare, sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, dhe që një vend të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara, duhet t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Nebhan në intervistë për “Kosovo Online”.

    Ai paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa “që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës”.

    “Sigurisht se unë jam në konsultim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Palestinës dhe duke filluar nga sot, ne do të ndërmarrim hapa që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës, në nivelin e Ligës Arabe dhe Bashkëpunimit Islamik. Kosova nuk është anëtare e asnjërës prej këtyre organizatave, por shumë prej tyre e kanë pranuar të ashtuquajturën Kosovë, dhe do të kërkojmë nga ato vende që tash ta shqyrtojnë vendimin e tyre për pranimin e Kosovës”, tha Nebhan.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Nëntor 2024
    Xheneta pati rastin sot ta puthë Gjestin kudo ajo dëshironte. Kjo meqë, Vëllai i Madh e ka ngrirë Gjestin ndërsa ishte bashkë...
    Vip06 Nëntor 2024
    Rezi dhe Drenusha patën përplasje të ashpër, në të cilën përfshihej edhe Mevlani. Hipokritë i ka quajtur thuajse të gjithë, Rezi, ndërsa...
    Vip06 Nëntor 2024
    Pas 3 ditëve qëndrim, Atilla Kardesh, ish-burri i Drenusha Latifi i akuzuar nga ajo për dhunë fizike, ka lënë sot shtëpinë e...
    Të tjera
    Kronika07 Nëntor 2024
    Një i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër në Obiliq. Sipas raportit policor, viktimës i është ofruar tretman mjekësor,...
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Ish-presidenti amerikan Barack Obama bashkë me gruan e tij Michele e kanë uruar Donald Trump për zgjedhjen si president i Shteteve të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Për shkak se Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre gjendet në vizitë zyrtare jashtë vendit, ka dështuar...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA, ka thënë se kanë nisur spekulime...
    Kronika07 Nëntor 2024
    Dy persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e aksidenteve. Kjo sipas të dhënave të Policisë...
    Kronika07 Nëntor 2024
    Është vetëdorëzuar në stacion policor në Prishtinë një person që dyshohej për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist nga viti 2013. I...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.