×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm të vendimit të ZRRE`së

    FrontOnline
    16 Qershor 2025

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ZRrE-së që, sipas saj, dëmton prodhuesit, fabrikat dhe bizneset vendore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat.

    LBK e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe njëanshëm, duke theksuar se ai nuk reflekton nevojat e ekonomisë dhe sakrificat e sektorit privat.

    LBK bëri thirrje për unitet dhe reagim nga institucionet shtetërore, Kuvendi dhe Qeveria, për mbrojtjen e interesave të sektorit privat dhe stabilitetit ekonomik të Kosovës.Ata paralajmëruan se do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për të korrigjuar këtë padrejtësi.

    Reagimi i plotë:

    Shoqata e Prodhuesve të Kosovës në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës kërkon edhe njëherë pezullimin e menjëhershëm të vendimit të padrejtë të ZRRE-së!
    Ky vendim dëmton rëndë prodhuesit, fabrikat dhe bizneset vendore, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat në Kosovë.Vendim i padrejtë, i njëanshëm dhe i dëmshëm, i cili nuk reflekton as nevojat reale të ekonomisë, as sakrificat e sektorit privat në ndërtimin e Kosovës. Bizneset tona, fabrikat tona dhe punëtorët tanë nuk mund të jenë viktima të papërgjegjësisë institucionale dhe lojërave të errëta burokratike.

    LBK nuk do të ndalet. Ky vendim do të rrëzohet.

    Ne e kemi për detyrë të mos heshtim. Ky vendim është sulm direkt ndaj prodhimit vendor, ndaj konkurrueshmërisë, investimeve dhe vetë stabilitetit ekonomik të vendit. Nuk do të ndalemi derisa të rikthehet drejtësia dhe interesi i përbashkët kombëtar!

    🟡 Thirrje për unitet dhe reagim institucionalLidhja e Bizneseve të Kosovës iu bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore – Kuvendit të Kosovës, Qeverisë, edhe disa përfaqësueseve të
    Odave ekonomike, sindikatave dhe shoqërisë civile – të qëndrojnë përkrah sektorit privat në këtë betejë legjitime dhe jetike.Nuk është vetëm interes i biznesit – është mbrojtje e punës, e dinjitetit dhe e së ardhmes së Republikës së Kosovës.

    Çdo vonesë është dëm ekonomik. Çdo heshtje është bashkëfajësi.
    LBK do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm institucionalë, ligjorë dhe demokratikë, për të korrigjuar këtë padrejtësi dhe për të mbrojtur interesin kolektiv të bizneseve dhe të qytetarëve të këtij vendi.

    Bashkë për drejtësi ekonomike. Bashkë për Kosovën!Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK)

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.