×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Lidhja e Bizneseve: Protestat rajonale po pengojnë transportin dhe eksportin

    FrontOnline
    29 Janar 2026

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me çrregullimet në transportin ndërkombëtar rrugor, të shkaktuara nga protestat e disa kompanive transportuese në rajon.

    Këto ndërprerje, siç thuhet, po krijojnë pasoja serioze për bizneset kosovare, duke penguar eksportin dhe importin e mallrave, duke rritur koston operative dhe duke rrezikuar stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit.

    “Situata tashmë ka sjellë vonesa të konsiderueshme, humbje financiare, ndërprerje të kontratave dhe kërcënim për humbjen e klientëve ndërkombëtarë, duke dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e biznesit kosovar. Ndërprerjet e zgjatura nuk janë thjesht shqetësim operativ, por një kërcënim real për klimën e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftim.

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës i ka bërë thirrje urgjente institucioneve të Bashkimit Evropian dhe palëve të angazhuara në transportin ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë dhe të sigurojnë funksionimin normal të lëvizjes së mallrave, duke garantuar zgjidhje afatgjata dhe të parashikueshme për zinxhirët rajonalë dhe evropianë të furnizimit.

    “Ne theksojmë se lëvizja e lirë e mallrave dhe funksionimi i pandërprerë i transportit rrugor janë të domosdoshme për ruajtjen e stabilitetit ekonomik, për sigurimin e punësimit, dhe për avancimin e integrimit të Kosovës në tregun unik të Bashkimit Evropian. Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e angazhuar për të mbrojtur interesat e komunitetit të biznesit dhe për të kontribuar në dialogun institucional dhe ndërkombëtar, në funksion të një tregtie të lirë, të sigurt dhe funksionale”, shkruhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.