×
  • Lajme
  • Lajme

    Lidhja e Bizneseve kërkon nga ZRRE tërheqjen e propozimit për rritjen e çmimit të rrymës

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK), si përfaqësuese e komunitetit të biznesit vendor, ka kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës pas paralajmërimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifave të energjisë elektrike në nivel prej 15%.

    “Ky propozim është i papranueshëm dhe ekonomikisht i dëmshëm, duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike të vendit dhe ndikimin që do të ketë mbi bizneset, prodhimin vendor dhe mirëqenien e qytetarëve”.

    Rritja e çmimit të energjisë elektrike, në këtë periudhë të ndjeshme për ekonominë e Kosovës, LBK thotë se përbën barrë shtesë për sektorin privat dhe për të gjithë konsumatorët. Ky vendim pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta në rritjen e kostove të jetesës, uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe tkurrjen e aktivitetit ekonomik vendor.

    Duke cituar të dhënave e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Lidhja e Bizneseve ka dhënë disa statistika për periudhën shkurt 2025 krahasuar me shkurt 2024:

    – Eksportet kanë pësuar rënie prej -8.9%.
    – Importet kanë shënuar rritje prej +12.7%.

    “Ky disbalancë tregon qartë përkeqësimin e bilancit tregtar dhe dobësimin e sektorit të prodhimit vendor, i cili tashmë përballet me sfida të shumta si mungesa e përkrahjes, kostoja e lartë e lëndës së parë dhe fuqisë punëtore, dhe tani edhe me rritje të çmimit të energjisë”.

    LBK thoë se rritja e tarifave të energjisë elektrike pritet të ndikojë negativisht në:

    – Rritjen e kostos së prodhimit për bizneset vendore;
    – Uljen e konkurrueshmërisë së produkteve tona në tregun vendor dhe ndërkombëtar;
    – Rritjen e çmimeve për konsumatorët fundorë;
    – Zvogëlimin e investimeve të reja dhe largimin e investitorëve potencialë;
    – Rritjen e papunësisë si rezultat i vështirësive në sektorin privat.

    Për më tepër, ky vendim do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, të cilët tashmë po përballen me kosto të lartë jetese dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve në sektorët esencialë.

    LBK kërkon me ngulm nga ZRrE që:

    1. Të tërheqë menjëherë këtë propozim për rritje të tarifave.
    2. Të zhvillojë konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse me komunitetin e biznesit dhe palët e interesuara për të identifikuar zgjidhje që nuk dëmtojnë ekonominë vendore.
    3. Të ketë parasysh ndikimin ekonomik dhe social që ky vendim do të ketë mbi sektorin privat, konsumatorët dhe ekonominë e përgjithshme të vendit.

    “Kosova ka nevojë për politika që nxisin zhvillimin ekonomik, fuqizojnë prodhimin vendor dhe mbrojnë mirëqenien e qytetarëve, e jo për masa që rëndojnë më tej situatën ekonomike”.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Prill 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot demonstratat historike të 1 dhe 2 prillit 1981, të cilat shënuan një...
    Lajme01 Prill 2025
    Juristja për media, Flutura Kusari, ka reaguar ndaj vendimit të Radio Televizionit të Kosovës, që punëtorët të mos përdorin mediat e tyre...
    Lajme01 Prill 2025
    KEDS ka lëshuar një njoftim për të gjitha bizneset e vogla, që të dëshmojnë se kanë me pak se 50 punëtorë dhe...
    Të tjera
    Kronika01 Prill 2025
    Të hënë në Prishtinë dy persona janë intervistuar nën dyshimin se e kanë keqtrajtuar një grua. “Është raportuar se ndaj viktimës femër...
    Kronika01 Prill 2025
    Një çiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielen rreth orës 14:05 në...
    Lajme01 Prill 2025
    Në një përgjigje për “Front Online” nga KFOR-i kanë njoftuar për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe komunikimit të vazhdueshëm me partnerët...
    Lajme01 Prill 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Lajme01 Prill 2025
    Tre persona janë arrestuar në Ferizaj dhe dy të tjerë ndodhen në arrati pasi dyshohet se kanë vjedhur derivate nafte. Rasti ka...
    Lajme01 Prill 2025
    Nga KFOR-i për “Front Online” kanë njoftuar se përforcimin më të madh të misionit të tij në një dekadë, e kanë bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.