Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, ka reaguar pas kërcënimit të Donald Trump për aneksimin e Kanadasë, duke theksuar se Kanadaja “nuk do të bëhet kurrë shteti i 51-të” i Shteteve të Bashkuara.
Poilievre e quajti vendin e tij “të madh dhe të pavarur” dhe e kritikoi qeverinë e Justin Trudeau për dështimin në tregimin e forcës dhe aleancës së fortë me SHBA-në, transmeton klankosova.tv.
Poilievre gjithashtu premtoi se do të “luftojë për Kanadanë”, nëse bëhet kryeministër, pas dorëheqjes së Trudeau.
Ndërkohë, Donald Trump, i cili foli nga Mar-a-Lago, u pyet nëse po shqyrtonte përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Kanadanë, por ai u përgjigj:
“Jo, forcë ekonomike. Sepse Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, kjo do të ishte diçka e madhe”.