Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e vëllait të tij, Daut Haradinaj për të parin e Prishtinës.
Teksa foli për kandidaturën e tij, Haradinaj tha se do të vazhdojnë me befasi edhe për komunat e tjera të Kosovës.
“Mas shumti ka probleme në kryeqytete, këto probleme kërkojnë një qasje të guximshme…Do të vazhdojmë edhe me befasi për komunat e tjera në Kosovë”, tha Haradinaj në Debat Plus.
“Ka pasur një interesim të vazhdueshëm, ka gatishmëri me përkrah këtë kandidaturë nga plot njerëz”, shtoi Haradinaj.
I pari i AAK-së përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës është Daut Haradinaj, ku tha se me këtë kandidaturë është konfirmuar respekti i AAK’së për kryeqytetin.