×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Liderët evropian kujtojnë me nderime ish-presidentin amerikan, Jimmy Carter

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Shumë liderë evropianë kanë reaguar me nderime të përzemërta ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimmy” Carter në moshën 100-vjeçare, duke nderuar jetën dhe arritjet e tij të jashtëzakonshme.

    Carter, i cili shërbeu si Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara gjatë një faze kritike të Luftës së Ftohtë, la një ndikim të qëndrueshëm në marrëdhëniet transatlantike – një temë e theksuar në ngushëllimet e ndara nga udhëheqësit evropianë.

    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu ngushëllimet e saj në mediat sociale, duke vlerësuar “udhëheqjen morale” të Carter dhe duke theksuar se “ai i shërbeu vendit të tij me nder – dhe njerëzimit, me dhembshuri”.

    Ajo vlerësoi më tej kontributet e tij globale, duke thënë, “Puna e tij avancoi paqen, shëndetin dhe demokracinë në mbarë botën”, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

    Presidenti i Këshillit Evropian António Costa e quajti trashëgiminë e Carter-it “një frymëzim” dhe vlerësuoi përkushtimin e presidentit të ndjerë për vendosjen e të drejtave të njeriut, dinjitetit dhe paqes në qendër të jetës së tij politike.

    Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e përshkroi Carterin si një “kampion të palodhur për paqen dhe të drejtat e njeriut”.

    Duke reflektuar për çmimin e tij Nobel për Paqen, ajo shtoi: “Çmimi është dëshmi e rolit të tij vendimtar në zgjidhjen e konflikteve që ndryshuan rrjedhën e historisë. Si një frymëzim për shumë njerëz anembanë globit, trashëgimia e tij do të jetojë”.

    Presidenti francez Emmanuel Macron e kujtoi Carterin si “një avokat të palëkundur për të drejtat e më të cenuarve” dhe “një luftëtar të palodhur për paqen”.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje se bota kishte humbur “një ndërmjetës të madh për paqen në Lindjen e Mesme dhe për të drejtat e njeriut”.

    Kryeministri britanik Keir Starmer theksoi më tej rolin kryesor të Carter në ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Camp David midis Izraelit dhe Egjiptit, që i dha atij Çmimin Nobel për Paqe.

    “I motivuar nga besimi dhe vlerat e tij të forta, Presidenti Carter ripërcaktoi post-presidencën me një përkushtim të jashtëzakonshëm për drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit”, shtoi ai.

    Kryeministri hungarez Viktor Orbán reflektoi mbi kontributin unik të Carter në Hungari, veçanërisht rolin e tij në kthimin e Kurorës së Shenjtë tek populli hungarez në fund të viteve 1970.

    Orbán vuri në dukje se ky akt “u dha shpresë hungarezëve liridashës në një kohë të pashpresë” dhe nënvizoi përkushtimin e Carter për fuqizimin e kombeve të shtypura.

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij në X, duke kujtuar angazhimin e Carter për besimin e krishterë, paqen dhe vlerat demokratike.

    “Ai ishte një lider që shërbeu gjatë një kohe kur Ukraina nuk ishte ende e pavarur, megjithatë zemra e tij qëndroi fort me ne në luftën tonë të vazhdueshme për liri”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Pasagjerët në bordin e fluturimit 880 të Cathay Pacific përjetuan një udhëtim të rrallë që dukej se sfidonte vetë kohën. Duke u...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Shamsud-Din Jabbar, një veteran i ushtrisë dhe shtetas amerikan nga Teksasi, është identifikuar nga FBI-ja, si i dyshuari në sulmin e së...
    Të tjera
    Lifestyle02 Janar 2025
    Sado emocionuese, argëtuese dhe të gëzueshme që mund të jenë pushimet, shumë njerëz i shohin ato si stresuese. Stresi jo vetëm që...
    Vip02 Janar 2025
    Xuxi dhe Rovena kanë nisur ditën bashkë teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë kaluar kohë të mirë derisa shijonin...
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës, përcjell Gazeta Express. MPB ka bërë...
    Lajme02 Janar 2025
    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.