×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Liderët e BE-së thonë se do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën, por pa zotime konkrete

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Liderët e Bashkimit Evropian kanë thënë të enjten se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, mirëpo nuk e kanë miratuar menjëherë kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një pako prej 5 miliardë eurove për blerje të artilerisë.

    “Neve na duhen fonde për predha artilerie dhe do ta vlerësonim mbështetjen e Evropës me të paktën 5 miliardë euro, sa më shpejt që është e mundur”, u ka thënë Zelensky liderëve evropianë, të cilët janë mbledhur për të diskutuar në Bruksel.

    Në nisje të samitit në Bruksel, edhe kryediplmatja e BE-së, Kaja Kallas u ka bërë thirrje liderëve që t’i përputhin fjalët me vepra kur bëhet fjalë për Kievin, teksa presidenti amerikan, Donald Trump çon përpara idetë e tij për përfundim të luftës.

    “Sa më të fuqishëm që janë në fushëbetejë, aq më të fuqishëm janë në tavolinën e negocimit”, ka thënë Kallas si referencë për ukrainasit.

    Në një deklaratë të miratuar nga të gjithë liderët – përveç kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban – ata janë pajtuar për të vazhduar “mbështetjen e rregullt financiare për Ukrainën”.

    Ata kanë thënë edhe se vendet anëtare duhet “t’i rrisin përpjekjet për t’i adresuar nevojat ushtarake të Ukrainës”.

    Megjithatë, askush nuk ka pasur përgjigje konkrete për propozimin e Kallasit për t’u fokusuar në atë që Zelensky ka thënë se u duhen më së shumti – rreth 2 milionë predha artilerie që kushtojnë 5 miliardë euro.

    Kallas veçse është tërhequr nga një propozim për t’u zotuar për ndarje të 40 miliardë dollarëve si ndihmë ushtarake për Ukrainën për gjithë vitin, ashtu që secili shtet të kontribuojë sipas situatës ekonomike, meqë disa shtete kanë rezistuar ashpër, sidomos në jug të Evropës.

    Rritja e kapaciteteve të Bashkimit Evropian për mbrojtje është një tjetër temë në agjendën e samitit, çka reflekton shqetësimet se Moska mund të sulmojë ndonjë vend anëtar të BE-së në vitet e ardhshme, si dhe shpërfaq dyshimet për të ardhmen e mbështetjes amerikane për Evropën përmes NATO-s.

    “Ne duhet të riarmatosemi, sepse përndryshe do të jemi viktimat e radhës të agresionit rus”, ka thënë presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka thënë se nuk e pëlqen shprehjen “riarmatosje”, të cilën Komisioni Evropian e ka përdorur shpesh në përpjekjet për t’i çuar përpara shpenzimet në mbrojtje.

    Këto deklarata reflektojnë ndasitë mes vendeve të BE-së për shpenzime në mbrojtje, varësisht se sa janë larg Rusisë./rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka publikuar marrëveshjen e plotë në mes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Gatishmëria mbrojtëse e Evropës duhet të rritet masivisht. Ky ishte vendim i samitit të BE-së. Por për Ukrainën BE-ja nuk ka një...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2025
    Vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë pas vdekjes së babait të tij Haxhi Thaçi, ka marrë vëmendjen edhe të mediave të...
    Sport22 Mars 2025
    Tifozëve të Anglisë në rrjetet sociale tashmë kanë parë mjaftë nga një lojtar që startoi gjatë fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim drastik që ka bërë së fundmi...
    Vip22 Mars 2025
    Mesa duket nuk ka qenë një natë e rehatshme për banoret e ‘Big Brother VIP Albania’. Në orët e para të mëngjesit...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të...
    Lajme22 Mars 2025
    Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it ku Thaçi kaloi natë. “Është mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.