Dje janë zhvilluar ndeshjet e dyta në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it në Superligën e futsallit.
Këto takime dhanë edhe skuadrat finaliste, pasi Liburni dhe Liqeni realizuan fitoret e dyta, përcjell FrontOnline.
Skuadra gjakovare, Liburni fitoi me rezultat bindës në kryeqytet ndaj Prishtinës 01, me rezultat 3:0.
Ndërkaq, Liqeni arriti ta mundë Prishtinën në Drenas, me shifrat 3:1.
Ndeshja e parë e serisë finale ndërmjet Liburnit dhe Liqenit zhvillohet më 2 qershor./FrontOnline/