×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu për Hotin: Ne ose kemi një mashtrues përball ose një person me memorien e peshkut

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, para deputetëve ka folur në emër të grupit të tij parlamentar në lidhje me Asociacionin e komunave serbe, duke thënë se deklarata e të dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se për këtë çështje duhet të ndryshohet kushtetuta e Kosovës, nuk është deklaratë koti. Ajo siç ka thënë Aliu, ka ardhur në Beograd, pasi më parë këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Avdullah Hoti e i cili ka thënë se Kosova do të përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara duke iu referuar asaj të 2013-ës dhe 2015-ës.

    “Ai ka një bazë, nuk vjen ai kot edhe në Prishtinë dhe në Beograd me ba një deklaratë të tillë.

    Zotëri Hoti edhe tani e konfirmoj pas takimit në Bruksel ai tha në raundin e fundit që u zhvillua të hënën e kaluar ne hapëm dy çështje, të Asociacionit dhe atë financimit të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar në 2015 marrëveshje dhe ne po respektojmë plotësisht atë marrëveshje. Marrëveshje të cilën e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese si anti -kushtetuese. Normalisht që po të bëhet ky asociacion duhet të ndryshohet edhe kjo kushtetutë”, tha Aliu.

    Sipas tij po të thirresh në marrëveshjen e 2015, s’ka pse të fajësohet Lajçaku.

    “Nëse thirresh në dokumentin e vitit 2015, nuk ka pse të fajësohet Lajvcaku, ai ka deklaruar atje se ne e kemi për bazë marrëveshjen e vitit 2015 dhe nuk largohemi nga ajo marrëveshje atëherë është edhe logjike, nëse ajo marrëveshje është jo kushtetuese atëherë duhet të bëhen ato ndryshime”, theksoi Aliu.

    Para se të ‘goditet’ Lajçaku, së pari duhet ‘goditur’ Hoti, ishte deklarata tjetër e Aliu.

    “Pra kur ta godasim Lajçakun me të drejtë, para saj ne duhet ta godasim zotëri Hotin, i cili ka rënë dakord që kjo marrëveshje të bëhet. Ne ose kemi një mashtrues ose një person me memorien e peshkut”, tha Aliu.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë pasdites, Ana dhe Anisa janë përplasur me fjalë. Teksa Ana e pyeste se a ka diçka Anisa personale me të, ajo...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.